MEIVAILL (MAYVILLE); KALIFORNI | HADI MATAR (AMERIKANO-LIBANEZ) U DËNUA ME 25 VJET BURG | GODITI ME THIKË NOVELISTIN SALMAN RUSHDIE (I CILI SHKROI “VARGJET SATANIKE”).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 8 hours ago
- 2 min read

Meivaill (Mayville), Kaliforni, Amerikë | Gjyqi i sulmuesit të novelistit Salman Rushdie përfundoi me një dënim me 25 vjet burg.
Z. Hadi Matar, amerikani i ri me origjinë libaneze që e goditi brutalisht shkrimtarin me thikë në skenën e një festivali letrar në shtetin e Jorkut të Ri tre vjet më parë, më 12 gusht, u dënua sot me dënimin maksimal.
“Rushdie dëshiron të mos i respektojë të tjerët. Ai është një ngacmues”, tha z. Matar, duke folur shkurt para se gjykatësi të shpallte vendimin e tij.
27-vjeçari i radikalizuar në Liban u shpall fajtor në shkurt për tentativë vrasjeje të shkallës së dytë dhe sulm.
Ai përballej me shtatë vjet shtesë për plagosjen, para një audience prej 1400 personash, të Ralf Henri Ris (Ralph Henry Reese), moderatorit të mbrëmjes në skenë në festivalin letrar të Institutit Chautauqua, por për shkak se të dy krimet ndodhën në të njëjtin episod, dënimet do t’i vuajë njëkohësisht, tha prokurori Xheison Shmid (Jason Schmidt).
Z. Matar nuk kishte avokat.
Avokati publik Nathaniel Barone kishte theksuar dosjen e pastër kriminale të të riut dhe kërkoi një dënim me 12 vjet burg.
Z. Rushdie, i cili kishte frikë se do të vdiste në pritë, u plagos rëndë nga sulmet me thikë në gjoks dhe kokë.
Pasi kaloi 17 ditë në një spital të Pensilvanisë dhe tre javë të tjera në rehabilitim, ai përfundimisht humbi shikimin në njërin sy.
Shkrimtari nuk ishte i pranishëm në gjykatë sot në Meivaill (Mayville), por ai kishte qenë ndëshmitar kyç në gjyq, duke përshkruar pritën dhe tmerrin e goditjeve me thikë, të shkaktuara në mënyrë paradoksale ndaj tij ndërsa ishte gati të fliste për sigurinë e shkrimtarëve.
Pas sulmit, shkrimtari Rushdie e kujtoi ngjarjen në një libër kujtim, të titulluar “Thikë”, të shkruar ndërsa ai përpiqej ngadalë të kthehej në normalitet dhe të botuar vitin e kaluar nga Mondadori.
Dënimi i sotëm nuk i dha fund problemeve ligjore për z. Matar, i cili, ende nuk është gjykuar për akuza të lidhura me terrorizmin.
Prokurorët pretendojnë se 27-vjeçari po përpiqej të zbatonte fetvanë e lëshuar dekada më parë nga autoritetet iraniane kundër z. Rushdie për romanin e tij me titull “Vargjet Satanike” dhe, sipas mendimit të prokurorisë, nga udhëheqësit e grupit militant libanez Hezbollah.
Por edhe për z. Rushdie-n, problemet e lidhura me mallkimin e hedhur në vitin 1989 nga Ajatollah Ruhollah Khomeini nuk kanë mbaruar ende, siç tregohet nga vendimi i shkrimtarit për të anuluar në minutën e fundit fjalimin që duhej të mbante nesër në diplomimin e Kolegjit Claremont McKenna në Kaliforni, pasi prania e tij në kampus kishte shkaktuar protesta dhe kërcënime për protesta.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments