TË PAKTËN 60 MIJË VETA MORËN PJESË NË DEMONSTRATËN PRO-GAZËS NË BERLIN | 1800 PUNONJËS POLICIE U VENDOSËN NË DISPOZICION.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 27
- 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Sipas vlerësimeve të policisë, rreth 60 mijë njerëz, përfshirë artistë dhe intelektualë të shumtë, dolën në rrugët e Berlinit për të protestuar kundër luftës së Izraelit në Gaza.
Organizatorët folën për 100000 pjesëmarrës.
Në krye të rrugës ishin pankarta që denonconin gjenocidin e palestinezëve.
Demonstrata e madhe dhe paqësore “Sytë mbi Gazën” që kaloi nëpër qendrën e kryeqytetit gjerman, raporton enti mediatik “Bild”, u organizua nga një aleancë prej rreth 50 grupesh, përfshirë Amnesty International, Medico International dhe Die Linke.
Muzikanti hebre Majkll (Michael) Barenboim, djali i dirigjentit legjendar Daniel Barenboim, iu drejtua protestuesve në Shatërvanin e Neptunit, duke rënë dakord me përkufizimin e gjenocidit për sulmin izraelit.
“Nuk e konsideroj një përshkrim drastic - tha ai - sepse është termi i përdorur nga pothuajse të gjitha organizatat e të drejtave të njeriut dhe pothuajse të gjithë ekspertët”.
Demonstrata u shoqërua nga disa kundër-demonstrata të vogla pro-Izraelit, dhe kontakti u kufizua në shkëmbime verbale dhe fyerje.
Pak para se të niste marshimi, rreth tridhjetë veta u arrestuan për dëmtimin e ndërtesave dhe vitrinave të dyqaneve dhe hedhjen e fishekzjarreve ndaj oficerëve.
Numri përfundimtar ishte 38 arrestime dhe shtatë oficerë të plagosur.
Disa kilometra larg, në Kreuzberg, policia shpërndau një demonstratë islamiste me pankarta kundër Izraelit dhe gjithashtu kundër Kancelarit Merc (Merz), duke e shpallur jokushtetuese.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments