top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NEPAL | TË PAKTËN 10 VETA U VRANË NGA POLICIA NË PROTESTAT NË KATMANDU KUNDËR BLLOKIMIT TË 26 PLATFORMAVE SOCIALE VIRTUALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 9 hours ago
  • 1 min read
ree

Katmandu, Nepal | Të paktën 10 protestues u vranë pasi policia nepaleze qëlloi me plumba gome, gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë demonstruesit në Katmandu, të cilët, kërkonin që qeveria të hiqte ndalimin e mediave sociale virtuale dhe të godiste korrupsionin.


Disa faqe të mediave sociale, duke përfshirë Facebook, YouTube dhe Iks (X), kanë qenë të paarritshme në Nepal që nga e premtja e kaluar, pasi qeveria bllokoi 26 platforma të paregjistruara, duke i lënë përdoruesit të zemëruar dhe të hutuar.


Deri më tani, 10 protestues kanë vdekur dhe 87 janë plagosur”, tha për agjencinë franceze të lajmeve “Afp” z. Shekhar Khanal, një zëdhënës i policisë së Katmandusë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page