top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FILIPINE | PROTESTA POPULLORE KUNDËR KORRUPSIONIT QEVERITAR | 49 TË ARRESTUAR + 70 PUNONJËS POLICIE TË PLAGOSUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 hours ago
  • 1 min read
ree

Manila, Filipine | Policia filipinase ka arrestuar 49 veta të dyshuar për hedhje gurësh, shishesh dhe bombash djegëse ndaj oficerëve dhe bllokim të rrugëve dhe urave të ruajtura me kujdes që të çojnë në pallatin presidencial, ndërsa një demonstratë paqësore kundër korrupsionit u zhvillua në kryeqytetin Manila, thanë zyrtarët dhe dëshmitarët.


Kështu raporton agjencia e lajmeve “AP”.


Përleshjet jashtë pallatit, të cilat, zgjatën disa orë, ndodhën ndërsa më shumë se 33 mijë protestues të tjerë u mblodhën në një park historik dhe në një monument të demokracisë në Manila.


Rreth njëqind protestues organizuan dhunë, thyen dritare dhe sulmuan forcat e sigurisë, duke plagosur rreth shtatëdhjetë oficerë.


Disa valëvitnin flamuj filipinas dhe mbanin pankarta me slogane kundër korrupsionit, të tjerë shfaqnin flamurin me kafkë dhe kocka të kryqëzuara që lidhet me mangën One Piece, e cila, është parë në protestat e fundit në Indonezi, Nepal dhe Francë.


Nuk dihet nëse Presidenti Markos i Riu (Marcos Jr). ishte në Pallatin Malacanang gjatë përleshjeve.


Pas arrestimeve, policia deklaroi se situata ishte nën kontroll, por se ende nuk i kishte identifikuar ata që ishin përgjegjës për dhunën.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page