top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | 15 VETA TË DËNUAR DERI NË 9 VJET BURG PËR PJESËMARRJE NË PROTESTAT PËR MUNGESËN E ENERGJISË ELEKTRIKE DHE MUNGESËN E USHQIMIT || PARTIA KOMUNISTE KA MBJELLË MJERIM NË POPULL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 21
  • 1 min read
ree

Havanë, Kubë | Të paktën 15 protestues në Kubë janë dënuar me heqje lirie deri në nëntë vjet për pjesëmarrje në protesta kundër mungesës së energjisë elektrike dhe ushqimit”, sipas Gjykatës Supreme Popullore.


Dënimet penale u dhanë pas trazirave të 17 marsit 2024, kur qindra njerëz u mobilizuan në Santiago de Kuba, Baiamo (Bayamo) dhe Shën Martë (Santa Marta) në përgjigje të ndërprerjeve të energjisë elektrike që zgjasnin deri në 13 orë në ditë në disa provinca.


Në një deklaratë zyrtare, Gjykata specifikoi se tetë protestues u dënuan me burgim midis gjashtë dhe nëntë viteve, pesë të tjerë me midis tre dhe pesë viteve dhe dy të tjerë me punë të detyruar pa internim.


Akuzat përfshijnë çrregullime publike, sulm, rezistencë, përbuzje të gjykatës, mosbindje dhe nxitje për të kryer një krim.


Protestat sociale në ishull, të qeverisur nga Partia Komuniste Kubane janë intensifikuar që nga viti 2022 për shkak të ndërprerjeve në rritje të energjisë elektrike.


Gjatë tre viteve të fundit, Kuba ka përjetuar të paktën gjashtë ndërprerje të energjisë elektrike në shkallë të gjerë, dhe muajin e kaluar, njerëzve iu desh të duronin deri në 15 orë në ditë pa energji elektrike.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page