top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TRE YJE TË LASHTË 13 MILIARDË VJEÇARË PO IKIN NGA RRUGA E QUMËSHTIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 25, 2024
  • 2 min read
ree

Uashington, Amerikë | Tre yje të lashtë të arratisur janë identifikuar në periferi të Rrugës së Qumështit: ata janë midis 12 dhe 13 miliardë vjeç dhe po vrapojnë me qindra kilometra në sekondë në drejtimin e gabuar, pasi orbitojnë ndryshe nga disku kryesor.

 

Këto anomali zbulojnë se secili prej tyre ka lindur në një galaktikë të vogël që më pas u gëlltit nga e jona, siç theksohet nga studimi nga Instituti i Teknologjisë i Massachusetts i botuar në revistën Monthly Notices of the Royal Astronomical Society.

 

Sipas studiuesve, mund të ketë më shumë yje të tillë, një lloj fosilesh kozmike që përshkruajnë sesi galaktika jonë u rrit duke konsumuar të tjerat dhe duke adoptuar yjet e tyre.

 

Studiuesit e koordinuar nga znj. Anna Frebel zbuluan këto yje në aureolën e Rrugës së Qumështit, një re e përhapur e bërë nga yje, gaz dhe pluhur që mbështjell të gjithë galaktikën, duke analizuar të dhënat e mbledhura prej vitesh nga teleskopët Magellan në Observatorin Las Kampanas (Campanas) në Kili.

 

Studiuesit identifikuan kështu objektivat e tyre në tre yje, të cilët, jo vetëm që janë jashtëzakonisht të varfër në metale të rënda, por gjithashtu tregojnë një ngjashmëri të jashtëzakonshme me përbërjen kimike të mbetjeve të galaktikave të lashta xhuxhe.

 

Tre yjet janë të vendosur në pika të ndryshme të Rrugës së Qumështit në një distancë prej rreth 30 mijë vitesh dritë nga Toka dhe kanë mbajtur trajektore të çuditshme pavarësisht se galaktikat e tyre u gëlltitën miliarda vjet më parë.

 

Për më tepër, duke analizuar lëvizjen e tyre, znj. Frebel dhe kolegët zbuluan 65 yje të tjerë që tregojnë të njëjtin model dhe që ndajnë gjithashtu shpejtësinë e jashtëzakonshme me tre të parët.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page