top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË: U SHTY SEANCA GJYQËSORE PENALE NDAJ KRYETARIT TË ARRESTUAR TË BASHKISË SË TIRANËS ERION VELIAJ NË GJKKO | SEANCA E RADHËS MË 23 PRILL 2025.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 16
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Seanca gjyqësore penale ndaj kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u shty për në datën 23 prill 2025.

 

Gjatë seancës gjyqësore do të shqyrtohet kërkesa proceduriale penale e z. Veliaj për anulimin (revokimin) e masës së sigurimit “arrest në burg”, e shqiptuar ndaj tij nga GjKKO-ja (me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme).

 

Shtyrja e seancës gjyqësore penale u krye pasi Gjykata përmbushi kërkesën proceduriale penale të avokatëve mbrojtës të z. Veliaj, të cilët, kërkuan më shumë kohë për t'u njohur me aktet e plota të hetimit penal paraprak.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page