top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË EDI RAMA PRITI NË TAKIM SEKRETARIN E PËRGJITHSHËM TË NATO-s MARK RUTTE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama priti në takim sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

 

Sekretare Rutte ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

 

Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO”, deklaroi kryeministri Rama.

 

Samiti i gjashtë i “Komunitetit Politik Europian” nis sot punimet në Tiranë nën logon “New Europe in a new world”, duke shënuar takimin e tij për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e udhëheqësve, kryetarëve të shteteve dhe qeverive nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.

 

Mikpritësi i Samitit, kryeministri Rama do të zhvillojë gjatë ditës takime dypalëshe me 10 prej personaliteteve pjesëmarrëse në këtë samit.

 

Ai do t’i mirëpresë me tokje duarsh të gjithë udhëheqësit e ftuar në Samit, me të cilët, do të bëjë edhe një foto familjare.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page