GJERMANI: PROKURORIA PUBLIKE DHE DEPARTAMENTI I POLICISË SË HALËS (HALLE) KËRKOJNË NDIHMË NGA MËRGATA SHQIPTARE PËR LOKALIZIMIN DHE ARRESTIMIN E SHPENDI MALOS NGA FSHATI EÇMENIK I KORÇËS | VRASJE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 hours ago
- 1 min read

Halë (Halle), Republika Federale e Gjermanisë | Prokuroria Publike dhe Departamenti i Policisë së Halës (Halle) kërkojnë ndihmë nga mërgata shqiptare për lokalizimin dhe arrestimin e:
1- Z. Shpendi Malo.
Vepra penale për të cilën akuzohet: Vrasje.
Skena e krimit: Pylli komunal Dölauer Heide, Halle (Saale), Saksoni-Anhalt.
Vendndodhja: Pylli komunal Dölauer Heide, pranë kryqëzimit të Nordstraße dhe Dölauer Straße, Halle (Saale), Saksoni-Anhalt.
Të dhënat personale. 👇👇👇
Mbiemri: MALO.
Emri: Shpendi.
Data e lindjes: 04.03.1991.
Vendi i lindjes: Fshati Eçmenik Korçë (Shqipëri).
Kombësia: Shqiptare.
Gjinia Mashkull.
Ai akuzohet se ka kryer vrasje me armë të ftohtë (thikë).
Kufoma e viktimës u gjet pas disa ditësh nga kalimtarët i hedhur në një kanal dhe i mbuluar me gjethe.
Hetimet penale paraprake kanë si pistë kryesore atë të konfliktit të lindur për çështje që lidhen me drogërat.
Ai ka në fytyrë disa nishane; më i madhi ndodhet poshtë syrit të djathtë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit





Për më shumë informacion trokisni (klikoni) këtu. 👇👇👇
Comments