LIBI: DEMONSTRATA TË REJA NË TRIPOLI KUNDËR KRYEMINISTRIT ABDEL HAMID DBEIBAH.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 16
- 1 min read

Tripoli, Libi | Dhjetëra protestues, veçanërisht nga lagjja Suk (Souq) al-Juma dhe qyteti i Zauia (Zawiya), zona që konsiderohen afër milicisë Radaa - së cilës i përket ndër të tjera edhe gjenerali Almasri - demonstruan në Sheshin e Dëshmorëve në Tripoli (Sheshi i vjetër i Gjelbër i regjimit të Gadafit), duke bërë thirrje për rrëzimin e qeverisë së unitetit kombëtar të udhëhequr nga z. Abdel Hamid Dbeibah.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat libiane.
Ndërkohë, kryeministri mori përgjegjësinë për operacionin kundër milicisë së z. al Kikli.
Një hap i nevojshëm për t'i dhënë fund një realiteti që ka shkelur shumë ligjin dhe është shoqëruar me shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments