top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË EDI RAMA MIRËPRITI NË TIRANË KANCELARIN E REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 hours ago
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama mirëpriti në Tiranë kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë Fridrish Merc (Friedrich Merz).

 

Kancelari Merc (Merz) ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

 

Jam i lumtur që jam këtu për herë të parë për këtë takim. Pres të takohem me shumë udhëheqës evropianë dhe pres të thellojmë bashkëpunimin mes nesh. Qëllimi im është të kemi një bashkëpunim më të ngushtë mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe përtej mes të gjitha shteteve që janë të pranishme në këtë takim. Jam shumë i lumtur që jam këtu”, tha kancelari Merc (Merz) në një deklarim mediatik.


Samiti i gjashtë i “Komunitetit Politik Europian” nis sot punimet në Tiranë nën logon “New Europe in a new world”, duke shënuar takimin e tij për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e udhëheqësve, kryetarëve të shteteve dhe qeverive nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.


Mikpritësi i Samitit, kryeministri Rama, do të zhvillojë gjatë ditës takime dypalëshe me 10 prej personaliteteve pjesëmarrëse në këtë samit.


Ai do t’i mirëpresë me tokje duarsh të gjithë udhëheqësit e ftuar në Samit, me të cilët, do të bëjë edhe një foto familjare.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page