KRYEMINISTRI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË EDI RAMA PRITI NË TAKIM KRYEMINISTRIN E MBRETËRISË SË SPANJËS PEDRO SANÇEZ (SÁNCHEZ).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 hours ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama priti në takim kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sançez (Sánchez).
Kryeministri Sançez (Sánchez) ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian.
“Me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez, një takim miqësor e i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Spanjës, bashkëpunimin ekonomik, dhe mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës për integrimin europian të Shqipërisë”, deklaroi kryeministri Rama.
Samiti i gjashtë i “Komunitetit Politik Europian” nis sot punimet në Tiranë nën logon “New Europe in a new world”, duke shënuar takimin e tij për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e udhëheqësve, kryetarëve të shteteve dhe qeverive nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.
Mikpritësi i Samitit, kryeministri Rama do të zhvillojë gjatë ditës takime dypalëshe me 10 prej personaliteteve pjesëmarrëse në këtë samit.
Ai do t’i mirëpresë me tokje duarsh të gjithë udhëheqësit e ftuar në Samit, me të cilët, do të bëjë edhe një foto familjare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios