ZV/PRESIDENTI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË ITALISË ANTONIO TAJANI NË EMISIONIN ÇINKUE (CINQUE) MINUTI: ZGJEDHJA E SOCIALISTËVE GJERMANË ËSHTË ANTI-EVROPIANE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 8 hours ago
- 1 min read

Romë, Itali | “Zgjedhja e socialistëve gjermanë është anti-evropiane. Është e kotë që ata të thonë se janë pro-evropianë; kur përpiqen ta ndajnë Evropën, e cila, duhet të jetë e bashkuar në këtë moment, po bëjnë një gabim shumë të rëndë”.
Kështu tha zv/presidenti i Këshillit të Ministrave të Italisë Antonio Tajani në emisionin Çinkue Minuti (Cinque Minuti) në lidhje me zgjedhjen e SPD-së për të përjashtuar Italinë nga partnerët strategjikë të Gjermanisë.
“Italia është një bashkëbiseduese historike e Gjermanisë dhe Merc (Merz) sigurisht që dëshiron të ketë një marrëdhënie të shkëlqyer me Italinë, ne gjithashtu kemi planifikuar një sërë iniciativash si FI dhe CDU-CSU pikërisht për të forcuar lidhjen dhe shpresoj që e majta italiane të distancohet nga kjo marrëzi kolosale”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários