top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SAMITI I KOMUNITETIT POLITIK EUROPIAN NIS SOT PUNIMET NË TIRANË NËN MIKPRITJEN E KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË EDI RAMA ME PARRULLËN “NEW EUROPE IN A NEW WORLD”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 hours ago
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot punimet në Tiranë me parrullën “New Europe in a new world”.

 

Për herë të parë takimi mbahet në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e udhëheqësve, kryetarëve të shteteve dhe qeverive nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.

 

Mikpritësi i Samitit, kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama do të zhvillojë gjatë ditës takime dypalëshe me personalitetet pjesëmarrëse, në mjediset e dedikuara, duke nisur me:

1- Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.

2- Kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës Pedro Sançez (Sanchez).

3- Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen).

4- Princin Sovran të Monakos Albert II.

5- Kancelarin e Republikës së Austrisë Kristian Stokër (Christian Stocker).

6- Presidentin e Republikës së Turqisë Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan).

7- Kryeministren e Republikës së Italisë Xhorxha (Giorgia) Meloni.

8- Presidentin e Republikës së Qipros Nikos Kristodhulidhes (Christodoulides).

9- Kryeministrin e Mbretërisë së Hollandës Dik Shuf (Dick Schoof).

10- Kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës Bart de Wever.

11- Etj, …

 

Pjesë e ngjarjeve të ditës do të jenë edhe ceremonia e mirëseardhjes në samit, si dhe performanca të ndryshme artistike, promovuese të traditës dhe kulturës kombëtare shqiptare.

 

Samiti do të vijojë përgjatë ditës me seancat plenare dhe tryezat e diskutimeve.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page