top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA REI NOZLLI: AKUZOHET PËR PËRFSHIRJE NË NGJARJEN KRIMINALE TË NDODHUR NË FSHATIN YRSHEK (KZAZ NR.30-të).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 2 min read

Fshati Yrshek, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Rei Nozlli.

 

Dje, u krye shoqërimi i tij me qëllim intervistimin në funksion të mbledhjes së të dhënave penale në lidhje me ngjarjen kriminale të ndodhur në KZAZ Nr. 30 (vend-numërim votash në fshatin Yrshek).


Pritet që aktet proceduriale penale t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për kryerje hetimesh të mëtejshme.


Fshati Yrshek, njihet si bastion i Agjenturës së Krimit Ordiner.

 

Me ngritjen e institucioneve të reja të Posaçme të hetimit dhe të gjykimit penal, fshati Yrshek do të bëhet “qilizëm”, për të zbuluar dhe dokumetuar shkresërisht krime ordinere shumë të rënda, që kanë ndodhur qysh pas viteve 1991, për të cilat, shumë qytetarë kanë dijeni, por, mbahen nën dhunë dhe nën terror nga kriminelët vendas dhe nga bashkëpunëtorët e tyre jo-rezidentë atje, që të mos dëshmojnë te autoritetet kompetente.

Ai ishte vëzhgues i akredituar për llogari të kandidatit të subjektit politik pushtet-mbajtës Partia Socialiste e Shqipërisë Orlando Rakipi.

Sherri pati si katalizator një fletë votimi të diskutueshme.

Në sherr u përfshi edhe sekretari i KZAZ-së nr. 30 Remzi Memedi (Mehmeti).

 

Tash për tash nuk ka të dhëna penale që të legjitimojnë shqiptimin e një urdhër-arresti ndaj tij.


Por, gjatë hetimeve penale paraprake do të qartësohet roli dhe veprimet e tij.

Remzi Memedi (Mehmeti).
Remzi Memedi (Mehmeti).

Ngjarja kriminale në fshatin Yrshek tregoi se subjekte që marrin përsipër të administrojnë votën e qytetarëve nuk e kanë edukimin, arsimimin dhe kulturën e duhur juridike, civile dhe politike, për të përmbushur me nder detyrën dhe misionin që u ngarkohet nga Kushtetuta dhe nga ligjet.

 

Dje, reagoi edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

 

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi shqiptoi një vendim, me anë të të cilit, u hoqi akreditimin të gjithë subjekteve që ushtronin funksione në KZAZ-në nr. 30.

Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:

-arrestuan shtetasin R. N., 26 vjeç, pasi dje, në KZAZ Nr. 30, ka goditur me grushte dhe shkelma shtetasin R. M., me detyrë sekretar i KZAZ.

 

Gjithashtu, në lidhje me rastin është shpallur në kërkim shtetasi O. D., 40 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt.

 

Punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page