TIRANË: KRYEMINISTRJA E REPUBLIKËS SË ITALISË XHORXHA (GIORGIA) MELONI THA NË SEANCËN PLENARE TË SAMITIT: ASGJË NUK ËSHTË MË EVROPIANE SESA KËMBËNGULJA E UKRAINASVE PËR LIRI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 12 hours ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | “Duke folur për Evropën dhe lirinë, besoj se nuk ka asgjë më evropiane sesa një popull i gatshëm të rrezikojë gjithçka për të mbrojtur lirinë e tij.
Çdo ditë, heroizmi dhe këmbëngulja e popullit ukrainas na kujtojnë se çfarë është Evropa dhe cili është aspekti më i thellë i identitetit tonë të përbashkët: liria”.
Kështu tha kryeministrja e Republikës së Italisë Xhorxha (Giorgia) Meloni në seancën plenare të samitit që po mbahet në Tiranë me mikpritjen e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama.
“Siguria jonë varet nga Ukraina”, shtoi kryeministrja Meloni.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments