SULM ME BOMBA MOLOTOV NË MARSHIMIN PRO-IZRAELIT NË KOLORADO; DISA TË PLAGOSUR | BYROJA FEDRALE E HETIMIT (FBI) NJOFTOI SE KISHTE HAPUR NJË HETIM PENAL PARAPRAK PËR SULM TERRORIST.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Kolorado, Amerikë | Disa veta u plagosën të dielën pasdite pas një sulmi me koktej molotovi gjatë një tubimi pro-Izraelit në Buldër (Boulder) të Kolorados, për të përkujtuar pengjet e mbajtura nga Hamasi në Gaza.
Byroja Fedrale e Hetimit (FBI) njoftoi se kishte hapur një hetim penal paraprak për sulm terrorist të synuar.
Sipas shefit të policisë lokale Stefn Redfeërn (Stephen Redfearn), autori i dyshuar i sulmit u arrestua dhe u dërgua në spital me lëndime të lehta.

Guvernatori demokrat i Kolorados, Xherëd (Jared) Polis tha se po e monitoronte nga afër situatën.
“Mendimet e mia shkojnë me të plagosurit dhe të prekurit nga ky akt i tmerrshëm terrorist. Aktet e urrejtjes të çdo lloji janë të papranueshme”, tha ai.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments