top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“LAGJJA NR.3”; LAÇ | MIRASH PIROLI DENONCOI SE I ISHTE E DËMTUAR DRITARJA E LOKALIT ME ARMË ZJARRI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read

Lagjja Nr.3”, Laç, Shqipëri | Strukturat vendore të Policsë së Shtetit morën informacion se:

1- Dritarja e një njësie shërbimi (bar-kafe) në zotërimin e z. Mirash Piroli ishte e dëmtuar me armë zjarri.


Dritarja e dëmtuar është konstatuar nga pronari mbrëmjen e djeshme (02.06.2025) rreth orës 20:30.


Njoftim | Më datë 02.06.2025, rreth orës 20:30, shtetasi M. P. ka njoftuar Policinë se ka konstatuar të dëmtuar, dyshohet me armë zjarri, vetratën e dritares së lokalit të tij, në lagjen nr. 3, Laç”.


Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page