top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA ÖZGÜR ALTUN (NJË NGA TERRORISTËT MË TË KËRKUAR NË TURQI) | FALË BASHKËPUNIMIT TË INTELIGJENCËS TURKE DHE ASAJ PAKISTANEZE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 3 min read
Një foto pa datë tregon z. Özgür Altun duke qëndruar midis dy flamujve turq në një vend të pazbuluar pas kapjes së tij.
Një foto pa datë tregon z. Özgür Altun duke qëndruar midis dy flamujve turq në një vend të pazbuluar pas kapjes së tij.

Ankara, Turqi | Bashkëpunimi midis Organizatës Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë (MIT) dhe Shërbimit Ndërinstitucional të Inteligjencës (ISI) të Pakistanit çoi në kapjen e:

1- Z. Özgür Altun, një nga terroristët më të kërkuar brenda një rrjeti ndërkombëtar të ISIS-it.

 

Z. Altun, një terrorist me origjinë turke i njohur edhe me pseudonimin “Abu Jasir (Yasir) Al Turki”, dikur u promovua në botime të lidhura me ISIS-in si zëdhënësi i medias i grupit.

 

Burime sigurie thanë të dielën se z. Altun u kap në kufirin Pakistan-Afganistan nga inteligjenca pakistaneze dhe iu dorëzua MIT-it.

 

Ky është shfaqja e parë publike dhe e profilit të lartë e bashkëpunimit midis shërbimeve të inteligjencës së të dy vendeve, udhëheqësit e të cilave riafirmuan angazhimin e tyre për lidhje më të forta në një samit trepalësh në Azerbajxhan muajin e kaluar.

 

DAESH-i mbetet një kërcënim për Turqinë, e cila, humbi dhjetëra qytetarë në sulmet e grupit që lulëzoi në fqinjët e saj jugorë, Irak dhe Siri.

 

Burimet thanë se z. Özgür Altun, i cili u vendos në kategorinë “portokalli” të listës së terroristëve më të kërkuar nga Ministria e Brendshme, u identifikua përmes punës së MIT-it, e cila, zbuloi një të dyshuar me origjinë turke, i cili, organizonte kalimin e rekrutëve të ISIS-it në Afganistan dhe Pakistan nga Evropa dhe vendet e Azisë Qendrore.

 

I dyshuari ishte anëtari më i lartë i ISIS-it me origjinë turke që punonte në degën e medias dhe logjistikës të grupit dhe ishte gjithashtu pas planifikimit të sulmeve kundër Turqisë dhe në vende të mbushura me njerëz në Evropë, siç janë vendet e koncerteve.

 

Puna e mëtejshme e inteligjencës zbuloi se z. Altun ishte përgjegjës për krahun e medias turke të rrjetit të ashtuquajtur ISIS Khorasan Province (Daesh-K), duke përhapur propagandë në gjuhën turke për grupin.

 

Ai udhëtoi ilegalisht nga Turqia në Afganistan dhe ishte aktiv në atë vend.

 

MIT zbuloi se ai po planifikonte të kalonte në Pakistan dhe kontaktoi ISI-n.

 

Zyrtarët e ISI-t ofruan mbështetje të plotë për MIT-in, duke nënvizuar se armiku i Turqisë ishte gjithashtu armik i Pakistanit”, thanë burimet e sigurisë.

 

ISI-i më pas nisi një operacion preciz në bashkëpunim me MIT-in dhe e kapën z. Altun në kufi.

 

Ai u deportua në Turqi, ku u mor në pyetje dhe rrëfeu rolin e tij në grup. Ai pranoi se ishte përgjegjës për botimet e ISIS-it në turqisht dhe anglisht dhe gjithashtu koordinoi rekrutimin e njerëzve nga Turqia për aktivitetet e ISIS-it në Afganistan dhe Pakistan.

 

Ai gjithashtu rrëfeu rolin e tij në motivimin e të ashtuquajturve ujqër të vetmuar në të gjithë botën për të kryer sulme terroriste.

 

Që nga rënia e kalifatit të vetëshpallur në vitin 2019, disa anëtarë të dyshuar të ISIS-it janë vendosur në Turqi, duke operuar një rrjet të ashtuquajtur të Provincës Khorasan (Daesh-K), i cili kërkon metoda të reja dhe rekruton më shumë shtetas të huaj për aktivitetet e tij pasi operacionet e vazhdueshme kundër terrorizmit u bënë një sfidë”, sipas burimeve turke të sigurisë.

 

Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MIT) pengoi përpjekjet e grupit terrorist për rekrutim, sigurimin e fondeve dhe mbështetje logjistike pas operacionit të tij të fundit pas të shtënave në një kishë në Stamboll në janar 2024.

 

DAESH-i mbetet kërcënimi i dytë më i madh i terrorizmit për Turqinë, e cila, përballet me rreziqe sigurie nga grupe të shumta terroriste dhe ishte një nga vendet e para që e shpalli atë grup terrorist në vitin 2013.

 

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, forcat turke të sigurisë arrestuan 32 të dyshuar për lidhje të dyshuara me DAESH-in, të cilët, po planifikonin sulme ndaj kishave dhe sinagogave, si dhe ambasadës irakiane.

 

Terroristët nga ISIS-i dhe grupe të tjera, të tilla si PKK-ja dhe krahu i saj sirian, YPG-ja, mbështeten në një rrjet anëtarësh dhe mbështetësish në Turqi.

 

Autoritetet turke kanë urdhëruar ngrirjen e aseteve me vlerë miliona lira që nga viti 2013 për të goditur financuesit e terrorizmit në përputhje me sanksionet e Kombeve të Bashkuara.

Një pamje ajrore e selisë së Organizatës Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë (MIT), Ankara, Turqi, 5 janar 2020.
Një pamje ajrore e selisë së Organizatës Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë (MIT), Ankara, Turqi, 5 janar 2020.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page