PRESIDENTI I SALVADORIT NAIB (NAYIB) BUKELE MBAJTI FJALIM 80 MINUTËSH | NUK MË INTERESON NËSE MË QUAJNË DIKTATOR; E RËNDËSISHME ËSHTË QË KAM SHPARTALLUAR BANDAT KRIMINALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 3
- 1 min read

Salvador | Presidenti i Salvadorit, Naib (Nayib) Bukele, ka mbushur gjashtë vjet në detyrë, i fundit prej të cilëve i tejkaloi kufijtë e përcaktuar nga Kushtetuta, e cila, ndalon rizgjedhjen e menjëhershme dhe përcakton parimin e alternimit në krye të ekzekutivit.
Në një fjalim 80-minutësh të transmetuar në të gjithë vendin, kreu i shtetit deklaroi: “Për median ndërkombëtare, e dini çfarë? Nuk më intereson nëse më quajnë diktator.
Unë e preferoj këtë sesa të shoh salvadorianë të vrarë në rrugë.
Kur shikoj telefonin tim dhe shoh diktator, diktator, diktator, e preferoj këtë sesa vrasje, vrasje, vrasje”, tha ai.
Presidenti Bukele theksoi arritjet e qeverisë së tij në aspektin e sigurisë, duke thënë se në 25 vitet e aktivitetit të bandave MS-13 dhe Barrio 18, në El Salvador janë regjistruar më shumë se 200000 vrasje.
“Transformimi i El Salvadorit - tha ai - ka qenë një nga më të shpejtët në historinë moderne, por për ne ka qenë i ngadaltë.
Ne tashmë kemi arritur të pamundurën, por puna jonë sapo ka filluar.
Na është dashur të luftojmë për atë që vendet e tjera tashmë e marrin si të mirëqenë, që është mundësia e ndërtimit të një të ardhmeje sipas kushteve të tyre”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments