NJË TËRMET 5.8 BALLË GODITI BREGDETIN MESDHETAR TË TURQISË | THELLËSIA FOKALE 67.91 KM; NJË VAJZË VDIQ NGA PANIKU.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Ankara, Turqi | “Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter goditi Detin Mesdhe herët të marten”, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).
“Tërmeti ndodhi 10.43 kilometra (6.48 milje) larg bregdetit të distriktit Marmarisë në provincën jugperëndimore Muğla të Turqisë”, tha AFAD-ja.
“Ishte në një thellësi prej 67.91 kilometrash (42.1 milje)”, shtoi ajo.
“Nuk pati raportime fillestare për ndërtesa të shkatërruara në zonat e banuara, por një vajzë 14-vjeçare në qytetin turistik Tetih (Fethiye) vdiq pasi pësoi një atak paniku”, tha Ministri i Brendshëm Ali Jerlikaia (Yerlikaya) në mediat sociale virtuale.
Turqia ndodhet mbi vijat kryesore të çarjeve dhe tërmetet janë të shpeshta.
Në vitin 2023, një tërmet me magnitudë 7.8 vrau më shumë se 53000 njerëz në Turqi dhe shkatërroi ose dëmtoi qindra mijëra ndërtesa në 11 provinca jugore dhe juglindore.
6000 njerëz të tjerë u vranë në pjesët veriore të Sirisë fqinje.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios