top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRISHTINË: U ARRESTUAN LORIK TIGANI DHE ONUR VIZDIK PËR TRAFIK DROGE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 2 min read
Pamje që paraqet anëtarë të Forcave të Posaçme (Speciale) të Policisë së Republikës së Kosovës.
Pamje që paraqet anëtarë të Forcave të Posaçme (Speciale) të Policisë së Republikës së Kosovës.

Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat e Posaçme të Policisë arrestuan:

1- Z. Lorik Tigani.

2- Z. Onur Vizdik.


Ata konsiderohen të lidhur me trafikim të drogërave të ardhura nga Turqia.


Lajm në përditësim, ... 👇👇👇


Në Pejë u arrestuan:

3- Z. Blerim Sharapolli.

4- Z. Kenan Brovina.

5- Z. Abedin Gjakova


Të gjithë ata janë nën hetim penal paraprak për shkelje penale të lidhura me tregtinë ndërkombëtare (trafik) të drogërave, mbështetur mbi të dhëna penale që autoritetet e hetimit penal i kanë përfituar nga platforma e koduar “Sky Ecc”.


Njoftim | Pas një pune operative dhe hetimore, nga zyrtarët e Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës (PK), nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot në orët e hershme të mëngjesit është realizuar një operacion i suksesshëm policor.


Gjatë këtij operacioni policor janë kryer kontrolle në tri rajone të Kosovës që përfshijnë një numër të konsiderueshëm të lokacioneve të ndryshme, kundër trafikimit me narkotik dhe krimeve kibernetike.


Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ku për informacione shtesë mund të informoheni pas përfundimit dhe kompletimit të operacionit, tha z. Baki Kelani - zëdhënës i Policisë së Republikës së Kosovës.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page