QEVERIA E KUQE E KUBËS RRITI TARIFAT E TELEFONISË SË LËVIZSHME | POPULLI DHE STUDENTËT KUBANEZË KËRCËNOJNË ME DEMONSTRATA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Havanë, Kubë | Kompania shtetërore telefonike e Kubës, Etecsa, vendosi të premten të rrisë tarifat e telefonisë së lëvizshme (celulare).
“Ky vendim ka shkaktuar një valë protestash dhe kritikash si nga sektorët e opozitës, ashtu edhe nga organizatat pranë qeverisë.
Nuk më kujtohet një masë që të ketë gjeneruar një nivel kaq të menjëhershëm pakënaqësie dhe protestash si kjo”, shkroi në mediat sociale virtuale një nga ndikuesit kryesorë pranë qeverisë, i njohur si “El Necio”.
Por protesta kanë ardhur edhe nga sektorët e universitetit dhe arsimit.
Federata e Studentëve të Universiteteve (FEU) i përshkroi rritjet si një mungesë e madhe respekti ndaj popullsisë kubane.
Kjo duke marrë parasysh se studimi dhe kërkimi varen pothuajse ekskluzivisht nga qasja në internet.
Etecsa kishte njoftuar të premten kufizimin e mundësisë së bërjes së rimbushjeve në peso kubaneze, duke promovuar në mënyrë efektive rimbushjet në dollarë me qëllim mbledhjen e valutës së huaj.
Protestat e detyruan presidentin e Etecsa të dilte në televizion për të shpjeguar rritjet.
“Këto janë masa të nevojshme”, justifikoi znj. Tania Velaskuez (Velázquez) Rodriguez, duke specifikuar se modifikimet po studiohen për t'iu përshtatur sektorëve më të vështirë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments