top of page
E BARDHË SHIRIT.png

STUDIUESIT E NJË UNIVERSITETI RUS ZBULUAN MBETJET E NJË KËLYSHI MAMUTHI ME PESHË 180 KG | ËSHTË NJË EKZEMPLAR FEMËR QË DATON 50 MIJË VJET MË PARË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 23, 2024
  • 1 min read
ree

Moskë, Federata Ruse | Studiuesit nga Universiteti Federal Verilindor në rajonin Jakutria (Yakutia) të Rusisë treguan sot mbetjet e një foshnje mamuthi, në gjendje të shkëlqyer, të gjetur verën e kaluar.

 

Është një ekzemplar femër, që daton 50 mijë vjet më parë.

 

Studiuesit shpjeguan se tani do të kryhen studime për të përcaktuar moshën e saktë të mamuthit në kohën e ngordhjes, e vlerësuar në një vit apo më shumë.

 

Ne të gjithë ishim të befasuar nga ruajtja e jashtëzakonshme e mamuthit”, tha rektori i universitetit, Anatoli Nikolajev (Anatoly Nikolajev).

 

Mbetjet peshojnë 180 kilogramë, janë 120 centimetra të larta dhe 200 centimetra të gjata.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page