QYTETI I KONSTANDIN ILIRIT (STAMBOLL) | U MBAJT CEREMONIA E KRISHTERË ORTODOKSE E HEDHJES SË KRYQIT NË “BRIRIN E ARTË”; KRYQIN E KAPI VASILEIOS KONSTANTINIDIS (NGA QYTETI GREK I DHRAMËS).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 2 min read

Stamboll, Turqi | Ceremonia tradicionale ortodokse e krishterë, me rastin e Theofanisë, u mbajt në Qytetin e Konstandinit (Stamboll), ku Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu I, hodhi një kryq në ujërat e Bririt të Artë dhe ku disa besimtarë u zhytën në grykëderdhjen e Bosforit për ta rimarrë atë.
Pasi kremtoi Meshën në Katedralen e Shën Gjergjit, selia e Patriarkatit Ekumenik të Konstandinopojës në lagjen Fener, në bregun evropian të qytetit, Bartolomeu I doli nga ndërtesa dhe më pas eci drejt brigjeve të Bririt të Artë aty pranë, i cili, ruhet me shumë kujdes.
Patriarku më pas bekoi ujërat e grykëderdhjes së Bosforit dhe e hodhi kryqin në ujë, ndërsa rreth dyzet besimtarë, turq dhe ndërkombëtarë, u zhytën për ta marrë atë.
Vasileios Konstantinidis, i cili, mbërriti në Stamboll nga qyteti grek i Dramës, ishte notari që arriti ta merrte kryqin.
Ceremonia përfaqëson një nga traditat më të rëndësishme për të krishterët ortodoksë të Stambollit, një pakicë prej disa mijërash, dhe mbahet çdo vit më 6 janar, jo vetëm në Fener, por edhe në lagje të tjera të qytetit.
Ngjarja kishtare u ndoq shumë, me qindra njerëz jo vetëm nga Turqia, por edhe nga Greqia.
“Është vërtet një nder për mua të jem këtu, në lagjen Fener të Kostandinopojës, për këtë festë të rëndësishme ortodokse. Jam shumë e emocionuar. Për shekuj me radhë, dy fetë (Krishterimi dhe Islami) kanë bashkëjetuar këtu. Në vendin tonë, ne e respektojmë fenë e tyre dhe këtu ata e respektojnë tonën. Popullsia nuk ka probleme me këtë; pjesa tjetër është politikë”, tha Kristina, një mësuese historie 45-vjeçare që erdhi në Stamboll nga Veria, Greqia veriore, për të marrë pjesë në ceremoninë tradicionale të hedhjes së kryqit në Bririn e Artë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






































Comments