top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BASHKUAR | SHITJET E UNGJILLIT U RRITËN NË NIVELE REKORD; TË RINJTË KËRKOJNË SPIRITUALITET; DIKUR ZGJEDHJA REBELE ISHTE ATEIZMI NDËRSA SOT KRISHTËRIMI NACIONALIST.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 15 hours ago
  • 2 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Shitjet e Ungjillit arritën një nivel rekord në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2025, duke u shtuar me 134% nga viti 2019, shifra më e lartë që nga fillimi i mbajtjes së të dhënave.


Kështu raporton enti mediatik “The Guardian”, duke cituar një hulumtim të industrisë që zbuloi se shitjet totale të Ungjillit në Mbretërinë e Bashkuar arritën në 6.3 milionë paund vitin e kaluar, një rritje prej 3.61 milionë paundësh krahasuar me shitjet e vitit 2019.


Hulumtimi u krye nga botuesi i krishterë “SPCK Group”, duke analizuar të dhënat nga “Nielsen BookScan”, një shërbim që mbledh të dhëna për shitjet e librave në të gjithë botën.


Studimi sugjeron gjithashtu se feja është një nga zhanret jo-fiktive me rritjen më të shpejtë, me shitjet që pritet të rriten me 11% në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024.


Rritja e shitjeve të Ungjillit në Mbretërinë e Bashkuar korrespondon me rritjen e pjesëmarrjes në kishë në Angli dhe Uells në vitet e fundit.


Sipas një raporti të botuar në muajin prill të vitit 2025 nga Shoqëria Ungjillore, numri i njerëzve që ndjekin kishën në Angli dhe Uells është rritur me 50% që nga viti 2018.


Në krye të kësaj janë të rinjtë. Vetëm 4% e të rinjve të moshës 18 deri në 24 vjeç raportuan se ndiqnin kishën çdo muaj në vitin 2018, por deri në vitin 2024, kjo përqindje ishte rritur në 16% (rritja më e madhe midis të gjitha grupmoshave).


Z. Sem Riçërdsoun (Sam Richardson), CEO i shtëpisë botuese “SPCK Group”, vëren se këto gjetje tregojnë një ndryshim në ndjenjë, me tërheqjen e Krishterimit që shfaqet si një forcë kundërkulturore, veçanërisht midis brezave të rinj në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët, u rritën në mjedise familjare dhe shoqërore më laike.


Zgjedhja rebele dikur ishte të ishe ateist. Tani, mendoj se gjërat kanë ndryshuar. Për brezin e ardhshëm, është më tërheqëse të jesh i krishterë”, tha ai.


Trendi është i dukshëm edhe në Shtetet e Bashkuara, ku shitjet e Ungjillit pritet të arrijnë kulmin më të lartë në 21 vjet në statistikat e vitit 2025.


Ashtu si në Shtetet e Bashkuara, ku një formë e nacionalizmit të krishterë po shfrytëzohet për përfitime politike, tani ajo është bërë pjesë e debatit politik edhe në Mbretërinë e Bashkuar.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page