SHTYHET IDEJA PËR VENDOSJE KAMERE TË BRENDSHME PËR MONITORIMIN E SHOFERIT TEK AUTOMJETET TESLA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 18, 2023
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Miliardieri Illën Mask (Elon Musk) thuhet se ka shtyrë idenë për vendosjen e një kamere të brendshme, të monitorimit të shoferit të Tesla-s, për të regjistruar sjelljen e shoferit, për përdorim të mundshëm si provë materiale, në rast të hetimeve në aksidente që përfshijnë automjetet Tesla. Biografia e z. Mask (Musk), e shkruar nga z. Uolltër Iseksëun (Walter Isaacson) zbulon se ai besonte se shoferët e këqij ishin më shumë fajtorë për aksidentet, sesa problemet e softuerit. Ai sugjeroi përdorimin e të dhënave nga kamerat e makinës, duke përfshirë një të fokusuar tek shoferi, për të vërtetuar gabimet e shoferit. Sidoqoftë, shqetësimet për privatësinë u ngritën shpejt, dhe z. Mask (Musk) përfundimisht u tërhoq nga ideja. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)


















































Comments