top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHPRESË PËR TË PREKURIT NGA SKLEROZA LATERALE | IMPLANTET E TRURIT BËJNË MREKULLI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 24, 2023
  • 1 min read

ree

Kaliforni, Amerikë | Implantet e vogla të trurit i kanë rikthyer të folurit një gruaje të prekur nga skleroza laterale amiotrofike (ALS), i njëjti çrregullim që i mori jetën shkencëtarit Stefën Hoking (Stephen Hawking).


Znj. Pet Benet (Pat Bennett), e heshtur më parë nga sëmundja, tani komunikon përmes kompjuterit me 62 fjalë në minutë, të mundësuara nga katër sensorë të implantuar në trurin e saj, gjatë një prove në Universitetin Stanford.


Profesor Filip Seibs (Philip Sabes), bashkëthemelues i Neuralink-ut të z. Illën Mask (Elon Musk), e përshëndeti këtë studim si një përparim të rëndësishëm.


Komunikimi i suksesshëm i znj. Benet (Bennett) përmes implantit ofron shpresë për të tjerët, që nuk janë në gjendje të flasin, për shkak të kushteve neurologjike.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page