top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHKENCËTARËT KINEZË PRETENDUAN SE SHPIKËN NJË METODË TË RE PËR TË PRODHUAR UJË NË HËNË | DERI NË 50 LITRA UJË NGA SHFRYTËZIMI I NJË TONI REGOLIT (PLUHUR HËNOR).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 27, 2024
  • 2 min read
ree
Paraqitja grafike e teknikës së re për prodhimin e ujit nga regoliti hënor.

Pekin, Kinë | Një metodë e re për prodhimin e ujit në Hënë mbërrin nga Kina në funksion të misioneve të ardhshme njerëzore.

 

Dke filluar nga një ton regolit (përzierja e pluhurit dhe gurëve që përbëjnë tokën hënore) lejon marrjen e 50 kilogramëve ujë, një sasi e mjaftueshme për të mbushur njëqind shishe gjysmë litri.

 

Këtë e demonstron studimi i publikuar në revistën The Innovation nga studiues nga Akademia Kineze e Shkencave të udhëhequr nga z. Uang Junçiang (Wang Junqiang) në Institutin e Teknologjisë dhe Inxhinierisë së Materialeve Ningbo.

 

Prania e përhapur e ujit në Hënë është demonstruar nga kërkime të ndryshme të kryera si pjesë e misioneve të ndryshme hapësinore, nga ato të programit Apollo të NASA-s (të kryera midis viteve 1960 dhe 1970) deri te misioni i fundit kinez Chang'E-5 (i cili në dhjetor 2020 u kthye në Tokë duke sjellë gati dy kilogramë material hënor).

 

Megjithatë, përmbajtja e ujit në mineralet hënore është jashtëzakonisht e ulët, duke lëvizur midis 0.0001% dhe 0.02%.

 

Për këtë arsye, mbetet e vështirë nxjerrja dhe përdorimi i ujit në vend në Hënë.

 

Në studimin tonë - thotë z. Uang (Wang) - ne përdorëm mostra të regolitit hënor të sjellë nga misioni Chang'E-5, duke u përpjekur të gjenim një mënyrë për të prodhuar ujë në Hënë”.

 

Falë eksperimenteve të tyre, studiuesit zbuluan se, duke përqendruar rrezet diellore me një sistem pasqyrash konkave, është e mundur të nxehet regoliti hënor në mbi 900 gradë: duke shkrirë një gram të tij, sasi e ujit e përfituar mund të jetë midis 51 dhe 76 miligramëve.

 

Me fjalë të tjera, një ton regolit hënor mund të prodhojë më shumë se 50 kilogramë ujë, mjaftueshëm për të plotësuar nevojat ditore të 50 njerëzve.

 

Ndër mineralet kryesore hënore, ilmeniti është ai me përmbajtjen më të lartë të hidrogjenit, i cili, i mbartur nga era diellore, mbetet i ngatërruar në strukturën e tij unike retikulare.

 

Këto zbulime mund të hapin një rrugë të re për shfrytëzimin e burimeve hënore për misionet e ardhshme njerëzore.

 

Uji mund të përdoret për të pirë dhe ujitur të korrat, por jo vetëm kaq: nëpërmjet një procesi elektrokimik ai mund të zbërthehet në hidrogjen, për prodhimin e energjisë dhe oksigjen, thelbësor për frymëmarrjen.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page