DEÇAN | ISMET ZUKAJ U ARRESTUA; DORAS NË PLAGOSJEN ME ARMË ZJARRI TË TRE VETAVE (DAUT CACAJ; DEJAN SIMIÇ; RADOVAN MILLOSHEVIÇ).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Deçan, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Ismet Zukaj.
Ai konsiderohet doras në plagosjen me armë zjarri të:
1- Z. Daut Cacaj.
2- Z. Dejan Simiç.
3- Z. Radovan Millosheviç.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Vrasje e mbetur në tentativë”.
Njoftim | Ne e kemi këtë çështje pune pas mesnatës në një lokal në Deçan ka ndodhur një rast ku janë plagosur tre persona nga një person i dyshuar.
Në këtë rast ka intervenuar një zyrtar policor, i cili e ka autorizuar personin e dyshuar dhe për fat të mirë i njëjti është arrestuar menjëherë në vendin e ngjarjes, menjëherë ka dalë Policia e Kosovës ndihmë, teknika edhe njëkohësisht prokurori i krimeve të rënda.
Personi i dyshuar është arrestuar dhe tre personat e tjerë janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor dhe dy nga të plagosurit janë të nacionalitetit serb dhe njëri është i nacionalitetit shqiptar, i cili ka qenë bashkë me ta dhe është avokat, u tha shkurtimisht në një njoftim nga autoritetet vendore të hetimit penal.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments