PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: ME QINDRA MIJËRA QYTETARË NË ERRËSIRË PAS SULMIT RUS ME GATI 300 DRONË (MES TYRE RAKETA BALISTIKE DHE RAKETA KRUZ).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Presidenti Volodimir Zelenski deklaroi në kanalet e tij në mediat sociale virtuale këtë mëngjes se gati 300 dronë rusë kryen sulme në të gjithë Ukrainën mbrëmë dhe se qindra mijëra ukrainas janë tani pa energji elektrike si rezultat i sulmit të natës.
“Rusët lëshuan gati 300 dronë sulmi, shumica prej tyre Shaheds, së bashku me 18 raketa balistike dhe 7 raketa kruz (kruiz), kundër Ukrainës mbrëmë. Edhe një herë, objektivi kryesor i sulmit ishin centralet dhe nënstacionet tona të prodhimit të energjisë.
Fatkeqësisht, ka pasur shkatërrim të gjerë të infrastrukturës banesore dhe civile.
Rajonet e Dnipros, Zhytomirit, Zaporizhzhias, Kievit, Odesës, Sumit, Kharkivit dhe Donetskut janë sulmuar”.
Kështu shkroi Presidenti Zelenski në rrjetin social virtual Iks (X).
“Pa asnjë qëllim ushtarak Rusia lëshoi raketa në një terminal postar në Korotych, rajoni Kharkiv, duke vrarë katër persona.
Ngushëllimet e mia për familjet dhe të dashurit e tyre”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments