top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | PRESIDENT DIAZ-KANEL (CANEL): NUK KEMI FILLUAR ASNJË DIALOG ME SHBA-ës; PO MBAJMË VETËM KONTAKTE TEKNIKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Havanë, Kubë | Nuk ka diskutime me qeverinë e Shteteve të Bashkuara, përveç kontakteve teknike mbi çështjet e migracionit”.


Kështu shkroi Presidenti kubanez Miguel Diaz-Kanel (Canel) Bermudez në një postim në rrjetin social virtual Iks (X), ku përsëriti se qeveria e tij mbetet e gatshme të angazhohet në një dialog serioz dhe të përgjegjshëm me Shtëpinë e Bardhë, por vetëm në bazë të barazisë sovrane, respektit të ndërsjellë, parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe përfitimit të ndërsjellë, pa ndërhyrje në punët e brendshme dhe me respekt të plotë për pavarësinë tonë.


Mesazhi i sotëm i Presidentit Diaz-Kanel (Canel) është përgjigje ndaj deklaratave të fundit të Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) në bordin e avionit presidencial “Forca Ajrore Nr. 1” (Air Force One), ku ai tha se Uashingtoni kishte filluar tashmë bisedat me Havanën.


Presidenti Tramp (Trump) më parë i kishte sugjeruar qeverisë kubaneze të arrinte një marrëveshje me të para se të ishte tepër vonë.


Ndaj asaj deklarate Presidenti kubanez Diaz-Kanel (Canel) u përgjigj duke deklaruar se askush nuk na tregon se çfarë të bëjmë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page