SHEFJA EKZEKUTIVE E KUZHINËS E 5 PRESIDENTËVE KRISETA KAMËRFOURD (CRISTETA COMERFORD) DOLI NË PENSION PAS GATI 30 VITESH PUNË NË SHTËPINË E BARDHË: ISHTE GRUAJA E PARË ME NJË ROL EKZEKUTIV.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 6, 2024
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Pasi u shërbeu pesë presidentëve dhe familjeve të tyre për gati tridhjetë vjet, shefja ekzekutive Kriseta Kamërfourd (Cristeta Comerford) i tha lamtumirë Shtëpisë së Bardhë.
Shefja e kuzhinës Kamërfourd (Comerford), me origjinë filipinase, ishte gruaja e parë që mbajti atë pozicion dhe gjithashtu personi i parë me ngjyrë.
“Unë gjithmonë them se ushqimi është dashuri - tha zonja e parë Xhill Baidn (Jill Biden) në një deklaratë zyrtare”.
“Përmes karrierës së saj pioniere, Shefe Krisi (Chef Cris) ka udhëhequr ekipin e saj me dashuri dhe kreativitet dhe ka ushqyer shpirtrat tanë gjatë rrugës.
Xhëu (Joe) dhe unë jemi me gjithë zemër mirënjohës për përkushtimin e saj dhe vitet e shërbimit”, tha ajo.
Shefja Kamërfourd (Comerford), me moshë 61 vjeçe, u trajnua në kuzhinat e hoteleve në Çikago dhe më pas në restorante në Uashington, DC.
Ajo erdhi në Pennsylvania Avenue në vitin 1995 si ndihmës kuzhine nën administratën e presidentit Klinton (Clinton).
Në vitin 2005 ajo hyri në histori si gruaja e parë dhe personi me ngjyrë që zuri postin e shefes ekzekutive në kuzhinën presidenciale amerikane.
Në muajt e ardhshëm, kuzhinierja synon të shijojë daljen në pension duke udhëtuar dhe pushuar.
Në vjeshtë ajo do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë për një ngjarje për nder të saj.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)









































Comments