top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA-ës: EKZISTON RREZIKU I KEQKUPTIMEVE USHTARAKE ME KINËN | DELEGACIONI I KONGRESIT AMERIKAN VAJTI NË PEKIN PËR HERË TË PARË QË NGA VITI 2019.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 23
  • 2 min read
ree

Pekin, Kinë | Shtetet e Bashkuara dhe Kina përballen me një rrezik keqkuptimi midis ushtrive të tyre përkatëse, duke pasur parasysh përparimin e shpejtë të teknologjisë së mbrojtjes.


Mendoj se kur arrini në qindra, pothuajse një mijë, armë bërthamore, është koha të filloni të flisni për këtë për t'u siguruar që e kuptojmë njëri-tjetrin dhe të mos hasim në asnjë lloj konflikti”, tha z. Adam Smith, përfaqësuesi i ShBA-ës që kryeson delegacionin dypartiak të Dhomës së Përfaqësuesve në Kinë dhe demokrati i lartë në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura.


Duke folur në një konferencë shtypi në Ambasadën e ShBA-ës, z. Smith tha se Pekini duhet të angazhohet më shumë me fuqitë e tjera për dekonflikt themelor.


E kemi parë me anijet tona, aeroplanët tanë, anijet e tyre, aeroplanët e tyre që i afrohen shumë njëri-tjetrit.


Ne duhet të kemi një dialog më të thellë rreth dekonfliktit mbi këto gjëra”, tha ai.


Delegacioni prej katër anëtarësh përfshin anëtarë të tjerë të të njëjtit Komitet (demokratët Ro Khanna dhe Krisi Hulahan (Chrissy Houlahan), dhe përfaqësuesin republikan Majkll (Michael) Baumgartner, të Komitetit të Punëve të Jashtme) dhe të hënën u takuan me Ministrin kinez të Mbrojtjes Dong Jun, me të cilin diskutuan rëndësinë e kapërcimit të dallimeve.


Ministri, nga ana e tij, bëri thirrje për heqjen e faktorëve shkatërrues dhe kufizues”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve “Xinhua”.


Gjithashtu të hënën, ata zhvilluan bisedime me zëvendëskryeministrin He Lifeng, gjatë të cilave, diskutuan negociatat e vazhdueshme tregtare dhe çështjet e fentanilit, metaleve të rralla (një çështje ende e paqarta) dhe të ardhmen e TikTok.


Në aplikacionin e njohur për video, z. Smith vuri në dukje se, nga ajo që kuptoj, nuk mendoj se çështja është zgjidhur 100%.


Në konferencën për shtyp, z. Smith shtoi se inteligjenca artificiale, lufta me dronë, siguria kibernetike dhe hapësira po bëhen të gjitha gjithnjë e më të rëndësishme.


Situata po evoluon me shpejtësi. Rreziku i një keqkuptimi të aftësive nga njëra palë ose tjetra është i madh”, tha ai, duke theksuar nevojën për dialog për të shmangur ngecjen në konflikte.


Delegacioni filloi vizitën e tij të dielën, e para që nga viti 2019, disa ditë pasi Presidentët Danlld Tramp (Donald Trump) dhe Shi Xhinping (Xi Jinping) patën telefonatën e tyre të dytë që nga kthimi i manjatit në Shtëpinë e Bardhë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page