top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KINA PËRURON KËTË MUAJ URËN MË TË LARTË NË BOTË | URA E RE SHTRIHET 2892 METRA LINEAR DHE KALON MBI NJË PËRRUA TË CILËN VENDASIT E QUAJNË “ÇARJA NË TOKË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 13
  • 1 min read
ree

Pekin, Kinë | Ura më e lartë në botë do të hapet këtë muaj në Kinë.


Ura Huajiang, e cila ndodhet 624 metra mbi tokë, pothuajse dyfishi i lartësisë së Kullës Eiffel, pritet të ndryshojë jetën e përditshme të banorëve të provincës Guizhou.


Konkretisht, ky projekt tejkalon rekordin e mëparshëm të Kinës me Urën Beipanjiang, e cila, arriti në 565 metra.


Ura e re shtrihet për 2892 metra dhe kalon mbi një përrua, të cilën vendasit e quajnë çarja e tokës.


Nga dy orë... dy minuta | Përfundimi i urës pritet të shkurtojë kohën e udhëtimit përgjatë lumit Beipan - midis qarqeve Guanling dhe Zhenfeng - të cilat kanë një popullsi totale prej rreth 600000 banorësh, nga dy orë në vetëm dy minuta.


Ura, e cila, ka qenë në ndërtim e sipër që nga viti 2022, kaloi me sukses një provë ngarkese pesë-ditore në fund të muajit të kaluar”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Xinhua”.


Ashensor transparent | Një nga karakteristikat më mbresëlënëse të urës është ashensori transparent me lartësi 220 metra, i cili, do t'u ofrojë vizitorëve pamje unike të zonës.


Ura përfshin gjithashtu një shteg xhami gjysmë milje të gjatë për këmbësorët.


Pavarësisht përparimit teknologjik dhe të ndërtimit, Kina përballet edhe me sfida sigurie.


Në të kaluarën, aksidente kanë ndodhur në projekte infrastrukturore, me një shembull të kohëve të fundit shembjen e një ure në provincën Çinghai, e cila, rezultoi në vdekjen e 12 punëtorëve.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page