top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VENEZUELË | MINISTRI I MBROJTJES VLADIMIR PADRINO LOPEZ U BË I GJALLË; BËRI THIRRJE PËR UNITET DHE QETËSI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 2 min read

Karakas, Venezuelë | Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës dhe Komandanti i Forcave të Armatosura Bolivariane (FANB), Vladimir Padrino Lopez, është rikthyer në publik, pas disa ditësh heshtjeje me një mesazh në llogarinë e tij në platformën sociale virtuale “Telegram”, duke përsëritur mbështetjen e tij për qeverinë e përkohshme të Presidentes Delsi (Delcy) Rodríguez dhe duke bërë thirrje për unitet midis të gjithë mbështetësve të Çavizmit.


Një javë plot kompleksitete ka kaluar që nga agresioni ushtarak i kryer kundër zemrës së sovranitetit tonë, me rrëmbimin e Presidentit Nikolas (Nicolás) Maduro dhe zonjës së tij të parë, Zv/Presidentes Silia (Cilia) Flores.


Me pikëllimin e atyre që vdiqën në luftime, heronjve dhe heroinave të këtij kombi, ne në FANB-ja angazhohemi të mbështesim dhe t'i kushtojmë vëmendje thirrjes për unitet të Presidentes së përkohshme, Dr. Delsi (Delcy) Rodriguez, në këto momente të vështira dhe vendimtare për Republikën tonë” shkroi Ministri Padrino.


Shefi i Ushtrisë identifikohet nga disa analistë si një rival i mundshëm i Presidentes së përkohëshme Rodriguez brenda qeverisë.


Ai dhe FANB-ja po i nënshtrohen gjithashtu hetimeve për tradhti të mundshme që i lejoi ShBA-ës të largonin diktatorin çavisto-komunisto-narko-terrorist Maduro me lehtësi relative më 3 janar.


Në këtë drejtim, Minsitri Padrino deklaroi sot se intrigat, sektarizmi dhe polarizimi nuk ndihmojnë paqen dhe se ky është një moment uniteti kombëtar dhe ndërgjegjësimi historik.


Në një nivel personal, ju them se në momentet më të vështira që kemi përballuar që nga vdekja e Komandantit tonë Çavez, parandalimi i gjakderdhjes midis venezuelianëve dhe divizionit FANB ka udhëhequr veprimet e mia. Prandaj, përsëris thirrjen time për unitet dhe qetësi”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page