S’KA MË FJALËKALIME 123456789 | BRITANIA I NDALOI ME LIGJ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 30, 2024
- 2 min read
Londër, Britani e Madhe | Fjalëkalimet e dobëta si “admin” ose “123456789” do të ndalohen në Mbretërinë e Bashkuar sipas ligjeve të reja, që thonë se pajisjet inteligjente duhet të plotësojnë standardet minimale të sigurisë.
Departamenti për Shkencë, Inovacion dhe Teknologji në Mbretërinë e Bashkuar ka njoftuar se masat për mbrojtje nga hakerët dhe sulmet kibernetike hyjnë në fuqi më 30 prill 2023.
Kjo do të thotë se prodhuesve të telefonave, televizorëve dhe zileve inteligjente u kërkohet të mbrojnë pajisjet e lidhura me internet nga kriminelët kibernetikë, me përdoruesit e tyre që u kërkohet të ndryshojnë fjalëkalimet e zakonshme.
“Bëhet e ditur se masat e reja pritet t’iu japin klientëve besim në blerje dhe përdorim të produkteve në një kohë kur numri i sulmeve kibernetike është rritur”, shkruan gazeta Rojtari (The Guardian).
“Zyra për Sigurinë dhe Standardet e Produkteve duhet t’i ofrojë industrisë udhëzime të qarta për të ndërmarrë veprime kundër prodhuesve që e shkelin ligjin, por ne gjithashtu presim që prodhuesit e pajisjeve inteligjente të veprojnë siç duhet”, tha z. Roko Konça (Rocio Concha), drejtor i politikave dhe avokimit në Who?
“Ndërsa jeta e përditshme varet gjithnjë e më shumë nga pajisjet me internet, kërcënimet e gjeneruara shumohen”, tha Ministri i Shkencës dhe Teknologjisë në Mbretërinë e Bashkuar, Xhanëten beri (Jonathan Berry).
Sipas ministrit, tani konsumatorët do të kenë një qetësi më të madhe që pajisjet e tyre inteligjente janë të mbrojtura nga sulmet.
Ndryshe, ligjet janë pjesë e regjimit të sigurisë së produkteve dhe infrastrukturës së telekomunikacionit (PSTI) i cili synon ta mbrojë Mbretërinë e Bashkuar nga krimet kibernetike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit