top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PROKURORIA E SHKODRËS MBËSHTETUR MBI LIGJIN “ANTIMAFIA” TË VITIT 2009 SEKUESTROI PASURITË MATERIALE TË BRIGENO BINOSHAJT DHE SUBJEKTEVE FAMILJARË TË LIDHUR ME TË; I DËNUAR NË FRANCË PËR TREGTI DROGE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 30, 2025
  • 2 min read

Shkodër, Shqipëri | Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër, sekuestroi pasuritë materiale të:

1- Z. Brigeno Binoshaj, subjekt i dënuar penalisht nga autoritetet e drejtësisë penale të Republikës së Francës, për shkelje penale të lidhura me trafiqet e drogës.


Njoftim | Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër, bazuar në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, u sekuestruan automjetet dhe mjetet motorrike të shtetasit B.B. dhe familjarëve të tij.


Nga hetimet rezultoi se, shtetasi B.B. ka qënë dënuar më parë nga autoritetet franceze për veprën penale te “Trafikimit të lëndëve narkotike” të parashikuar nga neni 283/a të Kodit Penal dhe pas verifikimeve përkatëse kanë ekzistuar dyshime se ky shtetas dhe familjarët e tij zotërojnë pasuri apo të ardhura, shpërpjesëtimorë, në raport me nivelin e të ardhurave apo fitimeve nga veprimtari të ligjshme të deklaruara dhe as nuk përligjen prej tyre.


Për sa më sipër, bazuar në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” u sekuestruan:

– Automjeti “Mercedes Benz”, Modeli S600L në emër të shtetasit B.B;

– Motorri “Piaggio”, Modeli Gilera, në emër të shtetasit B.B;

– Motorri “Yamaha”, Modeli MT09, në emër të shtetasit B.B;

– Automjeti “Volkswagen”, Modeli Golf 2.0 TDI, në emër të shtetasit G.B;

– Motorri “Yamaha”, Modeli YP250R, në emër të shtetasit G.B;

– Automjeti “Lancia”, Modeli Y, në emër të shtetases E.B;

– Të gjitha llogaritë bankare në emër të shtetasit B.B dhe familjarëve të tij, thuhet shkurtimisht në njoftimin zyrtar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page