PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: E ARDHMJA E UKRAINËS DO TË VENDOSET NGA KIEVI DHE BE-ja; LE TË ECIM PËRPARA ME KOALICIONIN E TË VULLNETSHMËVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 10
- 1 min read

Paris, Francë | “E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit që kanë luftuar për lirinë dhe sigurinë e tyre për më shumë se tre vjet.
Evropianët do të jenë domosdoshmërisht pjesë e zgjidhjes, gjithashtu, sepse siguria e tyre varet nga kjo”.
Presidenti francez Emmanuel Makron e shkroi këtë në rrjetin social virtual Iks (X), pas një telefonate me Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, Kancelarin gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz) dhe Kryeministrin britanik Keër Starmër (Keir Starmer).
“Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur Ukrainën, duke punuar në frymën e unitetit dhe duke vazhduar punën e bërë brenda Koalicionit të të Vullnetshmëve”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments