PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): GARDA KOMBËTARE DO TË VENDOSET NË UASHINGTON; DO TA SHPËTOJ KRYEQYTETIN E SHBA-ës NGA KRIMI DHE NGA SKAMJA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 11
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) njoftoi vendosjen e Gardës Kombëtare në Uashington.
“Do ta shpëtoj kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara nga krimi dhe mjerimi”, tha ai në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, duke njoftuar se policia lokale do të i nënshtrohet kontrollit të drejtpërdrejtë të forcave federale.
Presidenti Tramp (Tramp) njoftoi një veprim historik për të marrë përsëri kryeqytetin duke thirrur Seksionin 740 të Aktit të Rregullave të Brendshme të Distriktit të Kolumbias, i cili, e vendos Departamentin e Policisë Metropolitane në Uashington nën kontrollin e drejtpërdrejtë federal.
Presidenti Tramp (Trump) shtoi gjithashtu se do të vendoste Gardën Kombëtare për të ndihmuar në rivendosjen e ligjit dhe rendit.
Presidenti Tramp (Trump) u tregoi mediave në sallën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë një seri grafikësh që tregojnë se shkalla e krimit në Uashington është më e keqe se ajo e disa qyteteve anembanë botës, duke përfshirë Bagdadin, Panama Sitin (City), Brasilinë dhe Bogotën.
“Kryeqyteti ynë është pushtuar nga bandat e dhunshme dhe kriminelët e etur për gjak, banda të rinjsh të padisiplinuar, maniakë të varur nga droga dhe njerëz të pastrehë, dhe ne nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë përsëri”, tha presidenti i Tramp (Trump).
Sipas statistikave zyrtare të zbatimit të ligjit, shkalla e krimit në Uashington ka rënë në vitet 2025 dhe 2024.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments