POTHUAJSE 1000 FAQE LAJMESH JO TË BESUESHME TË KRIJUARA NGA INTELIGJENCA ARTIFICIALE GJENDEN NË INTERNET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 14, 2024
- 1 min read
Romë, Itali | Në internet ka gati një mijë faqe lajmesh dhe informacioni jo të besueshme të krijuara nga inteligjena Artificiale (AI) në 16 gjuhë, duke përfshirë italishten, që funksionojnë me pak ose aspak mbikëqyrje njerëzore.
Këto janë të dhënat e përditësuara nga NewsGuard, organizata që monitoron dezinformatat në internet, e cila në Shtetet e Bashkuara ka konstatuar gjithashtu se faqet e rreme kanë kaluar ato tradicionale në fushën e informacionit lokal: 1265 kundrejt 1213.
“Përhapja e mjeteve që shfrytëzojnë inteligjencën artificiale gjeneruese ka përfaqësuar një përfitim të vërtetë për të ashtuquajturat ferma të përmbajtjes dhe për përhapësit e dezinformatave”, thotë enti mediatik NewsGuard, i cili ka ngritur një qendër monitorimi në funksion të zgjedhjeve elektorale që këtë vit do të prekin miliona qytetarë në mbarë botën.
Në javët përpara votimit evropian, NewsGuard regjistroi një rritje të pretendimeve të rreme në internet në lidhje me BE-në, disa të reja, disa të ricikluara.
Këto deklarata kishin në shënjestër institucionet evropiane, përfaqësuesit e tyre dhe iniciativat politike të BE-së, me qëllim të mbjelljes së mosbesimit tek votuesit dhe delegjitimimit të votës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments