NË METRONË E JORKUT TË RI NJË ROBOT DO TË KREYJË PATRULLIM POLICOR | PAS MESNATE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 27, 2023
- 1 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Departamenti i Policisë së Jorkut të Ri (NYPD) po prezanton një robot sigurie të quajtur K5, në stacionin e metrosë në Sheshin e Kohërave (Times Square), për të rritur sigurinë. I prodhuar nga Knightscope, roboti 420 kilogramësh është pa krahë dhe këmbë, por, me katër kamera për regjistrim video, dhe do të patrullojë stacionin nga mesnata deri në orën 6 të mëngjesit, gjatë provës së tij dymujore. K5 nuk është projektuar për ndërhyrje fizike, por, do të lidhë njerëzit me një operator të drejtpërdrejtë, për të raportuar incidente, ose për të bërë pyetje. Megjithëse nuk do të përdorë njohjen e fytyrës, shqetësimet mbeten për përfshirjen e mundshme të saj. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)


















































Comments