top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NJË VIDEO VIRALE QË TREGON SHTATË DIEJ QË SHKËLQEJNË NË QIELLIN E QYTETIT KINEZ TË ÇENGDU (CHENGDU) KA TËRHEQUR VËMENDJEN DHE IMAGJINATËN E MILIONA NJERËZVE NË MBARË BOTËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 22, 2024
  • 1 min read

Çengdu, Kinë | Një video virale që tregon shtatë diej që shkëlqejnë në qiellin e qytetit kinez të Çengdu-së (Chengdu), ka tërhequr vëmendjen dhe imagjinatën e miliona njerëzve në mbarë botën.

 

Pamjet (imazhet), të shpërndara dhe të komentuara në rrjetet sociale, kanë ngjallur habi dhe madje disa teori konspirative.

 

Por çfarë fshihet pas këtij fenomeni atmosferik?

 

Sipas z. Zeng Jang (Yang), nënkryetar i Shoqatës Siçuan (Sichuan) për Astronominë Amatore, fenomeni është një iluzion i zakonshëm optik i shkaktuar nga përthyerja dhe reflektimi i dritës nga xhami i laminuar.

 

Çdo shtresë shtesë xhami krijon një imazh tjetër virtual”, shpjegoi z. Zeng.

 

Ndonjëherë, edhe me të njëjtën pllakë xhami, numri i imazheve virtuale mund të ndryshojë në varësi të këndit të vëzhgimit”, tha ai.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page