NJË TJETËR VEPËR E BANKSIT (BANKSY) U SHFAQ NË LONDRËN VERIORE: DY PELIKANË DUKE GJUAJTUR PESHK NË FASADËN E NJË KLUBI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 9, 2024
- 1 min read
Londër, Britani | Dy pelikanë gati për të kapur një peshk.
Vepra artistike e re urbane e Banksit (Banksy) mbërriti sot, e përpiktë si të tjerat.
Në orën 14:00 me orën shqiptare, në profilin e tij në Instagram, artisti publikoi pamjen e veprës, shabllonet e zeza të dy kafshëve, në tabelën e verdhë të Bonners Fish Bar, në rrugën Northkout (Northcote), në zonën veriore të kryeqytetit.
Sipas thashethemeve rreth bëmave të artistit më të famshëm të rrugës në botë, kapitulli i pestë mund të jetë i fundit i serialit me titull “të drejtat e kafshëve” të prodhuar ditët e fundit.
Dje ka bërë bujë video e vjedhjes së dyshuar, nga të rinj me kapuç, e ujkut të pikturuar në një pjatë satelitore në çatinë e një dyqani në Pekhem (Peckham), në juglindje të qytetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)









































Comments