NGA TRËNDAFILAT TE PATËLLXHANËT: SI EVOLUUAN GJEMBAT PËRGJATË 400 MILIONË VITEVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 3, 2024
- 2 min read
Jorku i Ri, Amerikë | Një familje e lashtë gjenesh përgjegjëse për prodhimin e gjembave është identifikuar në rreth njëzet specie bimore që nuk kanë lidhje evolucionare me njëra-tjetrën, nga trëndafilat klasikë deri te disa varietete orizi dhe patëllxhani.
Zbulimi, i cili mund të ndihmojë në zhvillimin e bimëve të reja pa gjemba, është publikuar në revistën Science nga ekipi hulumtues i udhëhequr nga Cold Spring Harbor Laboratory në Shtetet e Bashkuara.
Gjembat kanë evoluar në mënyrë të pavarur në shumë specie bimore gjatë 400 milionë viteve të fundit: disa shërbejnë për të larguar barngrënësit, të tjerë mbajnë ujin, të tjerë ende ndihmojnë në ankorimin në substrat, por pavarësisht se kanë funksione të ndryshme, ata paraqesin të gjithë një morfologji të ngjashme.
Ideja për të hetuar origjinën e tyre gjenetike dhe evolucionare i erdhi biologut Xheims Satërli (James Satterlee) gjatë një vizite në kopshtin ku profesori i tij rriti domate, patate dhe patëllxhanë.
Duke parë gjembat e këtyre hijeve të natës, studiuesi vendosi të kryejë një analizë filogjenetike në shkallë të gjerë dhe, në bashkëpunim me një grup kërkimor spanjoll, arriti të gjurmojë në një familje gjenesh, të quajtur Log, e cila është përgjegjëse për prodhimin e hormonit të citokininës.
Studimi zbuloi se disa mutacione në këto gjene çojnë në zhdukjen e gjembave në patëllxhanë.
Për të zbuluar nëse e njëjta familje e gjeneve Log ishte përfshirë edhe në formimin e gjembave në specie të tjera bimore, z. Satërli (Satterlee) organizoi një rrjet kërkimor ndërkombëtar me një seri bashkëpunëtorësh që e lejuan atë të kryente studime mbi bimët në Kopshtin Botanik të Jorkut të Ri, në rrush të thatë australian të shkretëtirës dhe në disa trëndafila francezë.
Në total, gjembat u zbuluan se lidhen me gjenet Log në rreth njëzet specie bimore.
Përveçse është i dobishëm për projektimin e bimëve pa gjemba, ky zbulim do të ndihmojë gjithashtu në kuptimin e evolucionit konvergjent që i bëri specie të ndryshme të zhvillojnë tipare të ngjashme plotësisht në mënyrë të pavarur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)









































Comments