top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NEPAL | KRYEMINISTRI DHE 3 MINISTRA DHANË DORËHEQJEN; POLICIA SHTIU ME ARMË ZJARRI MBI TURMË; 21 TË VRARË + 87 TË PLAGOSUR; PROTESTOHET KUNDËR KORRUPSIONIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 2 min read
ree

Katmandu, Nepal | Përleshje të dhunshme shpërthyen në Katmandu për shkak të bllokimit të mediave sociale virtuale dhe korrupsionit qeveritar.


Kryeministri i Nepalit, KP Sharma Oli, ka dhënë dorëheqjen”.


Sekretariati i tij e konfirmoi këtë në një shënim të cituar nga enti mediatik “BBC”.


Në një deklaratë të nënshkruar nga vetë z. Oli, kryeministri tha se dha dorëheqjen për të hapur rrugën për një zgjidhje kushtetuese për krizën aktuale, të shënuar nga protesta kundër mbylljes së mediave sociale dhe korrupsionit.


Këto protesta u shtypën nga forcat e rendit dhe rezultuan në 19 vdekje dje.


Të paktën dy veta të tjerë vdiqën sot gjatë protestave, të cilat, vazhduan pas përleshjeve të djeshme.


Enti mediatik “BBC” raportoi këtë, duke cituar z. Mohan Regmi, drejtor ekzekutiv i Spitalit të Shërbimit Civil.

 

Kjo e çon numrin e vdekjeve nga protestat në 21.


Policia hapi zjarr në shesh pasi bllokoi 26 platforma të paregjistruara.


87 veta të tjerë u plagosën.

 

Pamjet nga kryeqyteti i Nepalit, Katmandu, tregojnë tym që ngrihet në kupë të qiellit, ndërsa protestat e dhunshme antiqeveritare vazhdojnë të përshkallëzohen.


Enti mediatik “BBC” raporton se protestuesit u kanë vënë flakën disa ndërtesave të shquara në qytet, përfshirë shtëpive të politikanëve.


Që nga shpërthimi i protestave dje, tre ministra kanë dhënë dorëheqjen gjithashtu.


Ministri i Furnizimit me Ujë Pradeep Jadav (Yadav) ishte i fundit që paraqiti dorëheqjen e tij sot, me një mesazh që shprehte mbështetje për të rinjtë e Gjeneratës Z në rezistencën ndaj shtypjes së qeverisë”, raporton enti mediatik “BBC”, duke cituar mediat nepaleze.


Ministri i Bujqësisë i Nepalit, Ram Nath Adhikari, kishte dhënë dorëheqjen, duke përmendur pakënaqësinë me mënyrën se si autoritetet ndërvepruan me protestuesit, dhe dje në mëngjes, dha dorëheqjen edhe Ministri i Brendshëm Ramesh Lekhak.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page