NIGER | MBI 20 USHTARË TË VRARË NGA XHIHADISTËT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 11 hours ago
- 2 min read

Abidjan, Niger | Sipas disa burimeve, xhihadistët e dyshuar kanë vrarë të paktën 20 ushtarë në një seri sulmesh në Nigerin perëndimor këtë javë.
Sulmet, të cilat, ndodhën të mërkurën, goditën rajonin Tillabéri, pranë Burkina Fasos dhe Malit, ku grupet xhihadiste të lidhura me al-Kaedën dhe ISIS-in janë aktive.
“Dje, pati disa vdekje midis ushtarëve në dy incidente të ndara në zonën e Tillabérit”, tha një ish-zyrtar lokal për agjencinë franceze të lajmeve “Afp”.
Ish-zyrtari pretendoi se 20 ushtarë u vranë nga terroristët, ndërsa burime të tjera treguan një numër më të lartë të përgjithshëm, duke përfshirë ushtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare.
Një grup gazetarësh të Afrikës Perëndimore i specializuar në raportimin e sigurisë në Sahel, “Wamaps”, ia atribuoi disa nga sulmet e së mërkurës një dege të ISIS-it.
“Ai nisi sulme të shumta, duke përfshirë një sulm ndaj një poste të ushtrisë nigeriane pranë aeroportit Tillaberi, duke rezultuar në vdekjen e 12 ushtarëve”, raportoi “Wamaps” në rrjetin social virtual Iks (X).
“Wamaps” shtoi se dy sulme të tjera goditën qendrën e Tillaberit, në lagjen Digga Banda, pranë një shkolle, duke vrarë të paktën dy civilë.
“Wamaps” tha se 15 ushtarë të Gardës Kombëtare u vranë duke iu përgjigjur këtyre sulmeve.
“G25”, një koalicion i shoqërisë civile pranë ish-udhëheqjes së vendit, të rrëzuar në një grusht shteti në vitin 2023, dënoi atë që i quajti sulme terroriste në Tillaberi, duke ia atribuar ato degës rajonale të ISIS-it.
Koalicioni deklaroi gjithashtu se 12 ushtarë të ushtrisë nigeriane dhe 15 anëtarë të Gardës Kombëtare u vranë.
Të mërkurën, organizata joqeveritare globale “Human Rights Watch” u bëri thirrje autoriteteve nigeriane të bëjnë më shumë për të mbrojtur civilët në rajonin Tillaberi, i cili, është shënjestruar nga një seri sulmesh vdekjeprurëse të ISIS që nga mujai marsi.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments