ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: NEGOCIATAT E DREJTPËRDREJTA MIDIS MOSKËS DHE KIEVIT JANË PEZULLUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 9 hours ago
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Zëdhënësi i Presidentit rus Vladimir Putin, Dmitri (Dmitry) Peskov, tha se ai pa një pauzë në negociatat e drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës.
Lajmin e raporton agjencia ruse e lajmeve “Tass”.
“Kanalet e komunikimit ekzistojnë, ato janë të mirë-vendosura. Negociatorët tanë kanë mundësinë të komunikojnë përmes këtyre kanaleve, por për momentin ndoshta është më e përshtatshme të flasim për një pauzë”, tha z. Peskov, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments