UTAH | TAILLËR (TYLER) ROBINSON U ARRESTUA; KONSIDEROHET DORAS NË VRASJEN E VEPRIMTARIT POLITIK TË KRAHUT TË DJATHTË ÇARLI KËRK (CHARLIE KIRK).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Taillër (Tyler) Robinson, me moshë 22 vjeç, nga Utahu-u.
Vrasësi i dyshuar i veprimtarit politik të krahut të djathtë Çarli Kërk (Charlie Kirk) është në paraburgim të sigurisë së lartë.
Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) e njoftoi këtë në një intervistë me entin mediatik Faks (Fox).
“Me një shkallë të lartë sigurie, ne e kemi të dyshuarin për vrasjen”, shtoi ai.
Vrasësi i dyshuar tha Presidenti Tramp (Trump), u bind të dorëzohej te autoritetet nga babai i tij, një njeri besimtar.
“Ai u arrestua mbrëmë në Shën Gjergj (St. George), Utah, pranë Parkut Kombëtar Zion, rreth 250 milje në jugperëndim të kampusit ku u vra z. Kërk (Kirk)”, raportoi gazeta amerikane “New York Times”, duke cituar një zyrtar të zbatimit të ligjit.
Babai i vrasësit të dyshuar e identifikoi të birin nga fotot e publikuara nga FBI-ja dhe thirri një pastor për ndihmë.
Autoritetet e thanë këtë në një konferencë për shtyp, duke shtuar se babai e çoi të birin në një stacion policie për t'u dorëzuar.
“Bella ciao, bella ciao ciao ciao” ishte një nga sloganet e gdhendura në plumbat e pushkës së përdorur për të vrarë z. Kërk (Kirk), thanë autoritetet në një konferencë për shtyp.
Një plumb tjetër shkruante “Hej fashist”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments