top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VARSHAVË | POLONIA MBYLLI KUFIRIN ME BJELLORUSINË NË SHENJË REAGIMI NDAJ MANOVRAVE USHTARAKE RUSO-BJELLORUSE TË KODUARA “ZAPAD-2025”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 11 hours ago
  • 2 min read
ree

Varshavë, Poloni | Rusia dhe aleati i saj kryesor, Bjellorusia, kanë nisur stërvitje të përbashkëta ushtarake, mes tensioneve me vendet e NATO-s, pasi Polonia akuzoi Moskën për lëshimin e dronëve sulmues në hapësirën e saj ajrore.


Manovrat e përbashkëta strategjike të ushtrive ruse dhe bjelloruse kanë filluar”, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në një deklaratë.


Siç është njoftuar më parë, Polonia ka mbyllur të gjitha pikat kufitare me Bjellorusinë që ishin funksionale më parë që nga mesnata.


Ministri i Brendshëm polak, Marcin Kierwinski, e bëri njoftimin në pikën kufitare Terespol, e vetmja që është ende funksionale, siç citohet nga agjncia ruse e lajmeve “Tass”.


Ne e mbyllëm trafikun në kufirin me Bjellorusinë në mesnatë. Kjo lidhet me stërvitjet ushtarake ‘Zapad-2025’”, deklaroi ministri gjatë një konference për shtyp të transmetuar nga enti mediatik “TVP Info”.


Trafiku do të rifillojë, por vetëm kur të jemi të sigurt se siguria e polakëve është e garantuar.


Nga një perspektivë ekonomike, ne do të përpiqemi ta rihapim kufirin sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.


Më 9 shtator, kryeministri polak Donald Tusk njoftoi se kufiri me Bjellorusinë do të mbyllej gjatë natës më 12 shtator për shkak të fillimit të ushtrimeve të përbashkëta ruso-bjelloruse të quajtura “Zapad-2025”.


Të nesërmen, Ministri Kierwinski nënshkroi urdhrin përkatës, i cili, përcakton se masa zbatohet si për njerëzit ashtu edhe për automjetet, duke përfshirë kamionët dhe trenat e mallrave, që udhëtojnë për në dhe nga vendi, dhe do të mbetet në fuqi deri në njoftim të mëtejshëm.


Ministria e Jashtme bjelloruse e dënoi vendimin e Varshavës, duke e quajtur atë të pabazuar dhe të drejtuar ndaj njerëzve të zakonshëm.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page